Katër të arrestuar për sulm ndaj një personi

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontestit pronësor e kanë sulmuar fizikisht viktimën.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 16:15 në sheshin "Adem Jashari" në Lipjan.
Tretman mjekësor i është ofruar viktimës dhe njërit nga të dyshuarit në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Nga
Telegrafi
05/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































