Mediumet italiane njoftojnë se Roma do t'i ofrojë trajnerit Eusebio Di Francesco një kontratë të re për të shmangur interesimin nga Liga Premier.

Trajneri i ri i Romës, Di Francesco po zhvillon një futboll të bukur për sy dhe me mbrojtje të fortë këtë sezon me Giallorossët.


Ky futboll që po e praktikon trajneri italian nuk ka lënë pa u vërejtur nga skuadrat e mëdha nga Liga Premier, të cilët e duan atë.

GettyImages 610164380 Sikurse Conte, ashtu edhe Wenger rrezikojnë largimin nga skuadrat e tyre (Getty Images)

Sipas mediumit Calciomercato.com, Evertoni, Tottenham Hotspur, Arsenali dhe Chelsea "kanë dërguar disa vëzhgues" për të parë nga afër Romën e Di Francescos.

Megjithatë, Corriere dello Sport paralajmëron se drejtori sportiv i romakëve Monchi është gati të lidhë ish-trajnerin e Sassuolos me një marrëveshje të përmirësuar.

GettyImages 868719592 Di Francesco duke u përshëndetur me Conten para ndeshjes së Ligës së Kampionëve (Getty Images)

48-vjeçari ka bërë përshtypje që kur zëvendësoi Luciano Spallettin në krye të Romës, duke i udhëhequr ata në kualifikimin në 16-tën e Ligës së Kampionëve si fitues të grupit të tyre.

Di Francesco ka vetëm një vit e gjysmë të lënë në kontratën e tij me klubin kryeqytetas, dhe Il Corriere shton se bisedimet mbi një rinovim do të fillojë në pranverë. /Telegrafi/

telegrafi sport app