Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se sot ka pranuar katër persona të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku.

Sipas njoftimit zyrtar, tre prej pacientëve janë në gjendje të lehtë dhe po trajtohen nga personeli mjekësor, ndërsa një pacient tjetër ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është duke marrë trajtim intensiv.


“Pacienti në gjendje të rëndë është duke u ekzaminuar dhe trajtuar nga ekipi i kujdesit intensiv,” thuhet në komunikatën e spitalit.

Stafi i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është i angazhuar maksimalisht në ofrimin e trajtimit të duhur për të gjithë të lënduarit.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë të ditura deri më tani. /Telegrafi/