Ousmane Dembele është larguar nga Barcelona në pritje të një konfirmimi zyrtar për kalimin te Paris Saint-Germain.
Ndërsa largimi i anësorit dobëson skuadrën katalunase, në një farë kuptimi ofron gjithashtu një mundësi masive për disa sulmues që të dalin në ballë.
Këtu janë katër lojtarë që do të përfitojnë disi nga largimi dramatik i Dembeles nga Barça.
Raphinha: Braziliani ishte i vetmi lojtar që regjistroi dy shifra në gola dhe asistime sezonin e kaluar. Ndoshta do të kishte bërë edhe më mirë nëse nuk do të ulej shpesh në stol shkaku i Dembeles ose do të duhej të luante në të majtë për të akomoduar francezin.
Ansu Fati: Spanjolli preferon të luajë në të majtë, por në shumë raste, Xavi preferoi të niste me Raphinhan dhe Dembele në të dyja krahët, gjë që nënkuptonte një vend për Ansu në bankinë. Pa Dembouz, mbase do të shihnim më shumë nga Fati i vitit 2019.
Ferran Torres: Nga ajo që kemi parë për Ferran deri më tani në para-sezon, ai ka një pretendim të fortë për të filluar rregullisht, veçanërisht me largimin e Dembele. Spanjolli mund të luajë në të djathtë dhe të zëvendësojë Raphinhan ose të startojë përkrah tij në të majtë apo edhe nga mesi.
Lamine Yamal: E shikon atë duke luajtur dhe është e vështirë të besosh se ai sapo ka mbushur 16 vjeç. Pa Dembele, Yamal është sigurisht një opsion serioz për Xavin në krahun e djathtë. /Telegrafi/