Natyra dhuron mundësi freskimi edhe në ballkonet e shtëpisë. Thjesht mjafton të kujdeseni për disa bimë aromatike me shumë vlera. Çajet e tyre do të mund t’ju freskojnë paksa në këto ditë tepër të nxehta.
Kur i nxehti fillon të na marrë “frymën”, mjetet e para të shpëtimit janë kondicioneri dhe ventilatori. Ndërkohë, është e nevojshme të pihet shpesh ujë dhe të hahet lehtë, edhe më mirë nëse janë ushqime të pasura me minerale dhe vitamina.
Por ka edhe disa zgjidhje të tjera, të gjitha të gjelbra për t’u shijuar plotësisht në verë, si nga pikëpamja kulinare, ashtu edhe në rast të disa problemeve tipike të këtij sezoni: bimët aromatike. Borziloku, sherebelja, menta dhe livanda janë katër burime të çmuara për “lumturinë verore”.
Borziloku
Mbreti i ushqimeve të lehta dhe i pastave me domate, borziloku, është bima mesdhetare me përsosmëri të mëdha. Vetitë e tij janë të shumta: i shtohet salcave dhe çdo lloji tjetër pjate (hahet gjithmonë i papërpunuar) dhe bëhet një tonik i duhur kur ndiheni keq me humorin, kur keni mungesë oreksi dhe kur jeni shumë të lodhur.
Në mungesë të vajrave esencialë të borzilokut, ju mund të shtypni me gishta ndonjë gjethe prej kësaj bime aromatike: efekti do të jetë i menjëhershëm. Por si mund të keni një bimë të tillë në shtëpinë tuaj?
Borziloku mbillet në mars (por edhe në muajt më pas, nëse merren fidanë të kësaj bime dhe jo fara. Vazoja e mbjellë me të duhet vendosur në diell, në treg gjenden lloje të ndryshme dhe kujdesi i kërkuar është vërtet i thjeshtë. Duhet ujitur vetëm në mbrëmje.
Sherbela
Sherbela është bima aromatike që të gjitha amvisat duhet ta kenë në ballkonin e tyre. Në fakt, çdo gjethe e saj është një burim mirëqenie për trupin dhe shpirtin.
Një përdorim i gjerë i sherbelës në verë është versioni për çaj të ftohtë. Ndërkohë, ju me të mund të përgatisni edhe ujë aromatik për këmbët: në një enë me ujë zieni disa gjethe sherbelë, më pas lëreni atë të ftohet duke i shtuar më pas edhe pak ujë me akull. Kjo është një mënyrë ideale kundër të nxehtit, e cila i përshtatet të gjithë familjes. Kjo bimë, sapo vjen dimri, duhet të futet brenda në shtëpi dhe duhet lënë në një vend të thatë, pa lagështi.
Menta
Bima e mentës (nenexhiku) mund të rritet kudo! Në fakt ekzistojnë lloje të ndryshme të saj, por piperita dhe marokina janë ato më të përshtatshme për përdorim gjatë verës. Para së gjithash, nga pikëpamja kulinare, menta përdoret si për sallatat ashtu edhe për ëmbëlsirat.
Ndër të tjera, menta është ideale për të përgatitur pije kundër vapës (ujë dhe mente, çaj i ftohtë), për të zbardhur dhëmbët, për të rifreskuar gojën për shembull pas një vakti kur keni ngrënë qepë ose hudhra, shkruan gazeta shqip. Si mund ta përdorni për higjienën orale? Gjethet e saj grimcohen dhe mbahen në gojë për pak minuta për të aromatizuar gojën dhe qiellzën.
Livanda
Lulet e bimës së livandës janë të shkëlqyeshme për të dekoruar ballkonin. Por pavarësisht gjithë bukurisë që paraqet, livanda nuk është aspak e vështirë për t’u trajtuar duke nisur me mbjelljen e fidanëve.
Lulet e livandës mblidhen dhe lihen të thahen mirë për t’u përdorur më pas në shumë mënyra: me të mund të përgatisni çaje relaksues kundër vapës ose edhe paketa aromatike për t’u vënë nëpër dollapë apo rafte rrobash. Gjithashtu, lulet dhe gjethet e livandës mbajnë larg mushkonjat. Nëse do të rrethoheni nga kjo bimë, atëherë do të mund të kaloni net të qeta, madje edhe jashtë në ballkon pa u pickuar nga të bezdisshmet insektet e verës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri