Kate Winslet po i përqafon ndryshimet në pamjen e jashtme teksa i afrohet të 50-ave dhe në intervistën e fundit “Life lessons” në YouTube, thotë se po ndihet mirë me lëkurën e saj

Ajo tregoi se rrudhat luajnë një rol të rëndësishëm në pamjen tonë, pasi rrëfejnë histori.


“Gratë bëhen më të bukura me kalimin e moshës, jam e sigurt”, tha Winslet kur u pyet për mësimet e saj më të mira rreth bukurisë.

“Fytyrat tona bëhen më shumë pjesë e identitetit tonë. Ato qëndrojnë më mirë në strukturën e kockave, kanë më shumë jetë dhe më shumë histori,” tha ylli i “Titanic”.

Ajo theksoi se bukurinë e ka gjetur edhe te rrudhat, duke thënë: “Gjërat që më duken tepër të bukura janë rrudhat rreth syve, duarve, mendoj se ato janë shumë të veçanta”.

kate winslet on a car 66b24d08f1a6b

Winslet shpjegoi se me moshën, ajo është mësuar që ta trajtojë më mirë veten dhe të pranojë çdo ndryshim.

“Mendoj se ndërsa plakemi e pranojmë se kush jemi dhe si ndryshojnë trupat dhe fytyrat tona", u shpreh aktorja.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për kujdesin për veten, ylli i “Holiday” u tha se “kujdesi së brendshmi për veten, sidomos nga pikëpamja shpirtërore dhe shëndeti mendor ka vlerë mbi çdo gjë tjetër.”

"Sa më e qetë dhe rehat të ndihem, aq më e sigurt jam dhe kjo është në fakt një gjë mjaft e vështirë për t'u mësuar dhe pranuar", përfundon Winslet.