Princesha e Uellsit ka organizuar takimin e saj të parë zyrtar të punës në më shumë se nëntë muaj, derisa fillon ngadalë të kthehet tek detyrat publike.

Kate Middleton e cila javën e kaluar zbuloi se kishte përfunduar kimioterapinë parandaluese, e mbajti këtë takim të martën në Kështjellën Windsor për projektin e saj ‘Early Years’.


Asaj iu bashkuan anëtarë të ekipit të familjes së saj, si dhe përfaqësues nga Qendra për Fëmijërinë e Hershme në Kensington Palace.

89792307 13861701 image a 57 1726605027890

Paraqitja e saj në këtë takim, shënon një hap përpara drejt shërimit të saj.

Princesha e Uellsit njoftoi javën e kaluar se ka përfunduar kimioterapinë parandaluese, përmes një postimi në rrjetet sociale.

89452119 13861701 In an uplifting video message the Princess of Wales revealed she a 69 1726606820685

Ajo deklaroi se tani e tutje do të fokusohej që të qëndrojë plotësisht e shëruar nga kanceri. /Telegrafi/

89792311 13861701 image a 53 1726604907852