Rap-artisti Kastro ka prezantuar për publikun projektin e tij të ri muzikor.

"Nana" mban titullin kënga e tij e re, e cila është një dedikim falënderues ndaj nënës për atë që ai është sot.


Kënga është regjistruar në Rose Music nga Kastro dhe Fasti.

pes1

Ndërkohë edhe për vargjet e tekstit është kujdesur vet rap-artisti.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, dhe për këtë pjesë janë kujdesur Zoom Production.

Kastro përndryshe është shumë aktiv me prurje të reja, duke bërë që emri i tij në estradë të bëhet çdo ditë e më i njohur. /Telegrafi/