LAJMI I FUNDIT:

Kastrioti konfirmon formën, fiton në udhëtim te Trepça

Kastrioti konfirmon formën, fiton në udhëtim te Trepça
(Foto: kosovahandball.info)

Portieri Liridon Esati mbylli portën në pjesën e dytë për ta udhëhequr Kastriotin ndaj fitores në Mitrovicë. Esati bëri shumë pritje, ndërsa Kastrioti i Ferizajt e mposhti Trepçën me rezultatin 25-22. Ishte ky derbi i xhiros së 25-të të Superligës A, ndërsa u luajt të mërkurën mbrëma.

Kastrioti falë mbrojtjes së fortë, në pjesën e dytë pranoi vetëm gjashtë gola. Dhe ky ishte çelësi i suksesit ndaj “xehetarëve”.

Pjesa e parë ishte e fortë dhe e barabartë, ndërsa në pushim vendasit shkuan me epërsi prej dy golave (16:14). Në pjesën e dytë u shquan portierët, Esati i Kastriotit dhe Meriton Lladrovci i Trepçës. Por derisa mbrojtja e Kastriotit funksionoi deri në fund, ajo e vendasve dështoi më shpesh në minutat e fundit.


Prej minutës së 49-të mysafirët ishin në epërsi të lehtë, ndërsa në fund epërsia e tyre arriti në tre gola, 25-22.

Me lojë të mirë është shquar edhe pivoti Jeton Bislimi, që ndeshjen e mbylli me gjashtë gola. Gjashtë gola i kishte edhe Samid Mekiq. Nga pesë i realizuan Hamdi Salihu e Guilherme Da Silva. Te Trepça, Egzon Ademi, Sali Maxhera e Muhamet Dubovci i shënuan nga katër gola.

Trepça mbetet e treta me 31 pikë. Kastrioti është i pesti me 25 pikë. I është afruar vetëm në tri pikë Rahovecit të vendit të katërt.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori