LAJMI I FUNDIT:

Kastriot Jahaj tregon pse Alternativa ka bërë koalicion me LDK-në

Kastriot Jahaj tregon pse Alternativa ka bërë koalicion me LDK-në

Kastriot Jahaj, gazetar dhe aktivistë i shoqërisë civile, ka treguar pse është kyçur një partie politike kosovare.

Jahaj është kandidat për deputet i partisë Alternativa, e cila është në koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai ka treguar se është gazetar aktiv që nga viti 2004 dhe aktivist i shoqërisë civile, ku ka thënë se shumë fenomene negative që po ngjajnë në Kosovë ka bërë që të kyçet edhe në një parti politike, transmeton Telegrafi.


“Unë jam shpërblyer dy herë si gazetari më i mirë për shkrimet rreth anti-korrupsionit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Ne si Kosovë, dhjetë fish më pak se shtetet evropiane investojmë në luftën kundër korrupsionit”, tha Jahaj.

Ai ka treguar se përse i është bashkangjitur Alternativës duke thënë se “i besoj vizionit të kësaj partie”.

Ndër të tjerash ka treguar se për herë të parë LDK-ja ka pranuar njerëz të rinj përmes koalicioneve në listë zgjedhore.

“Për herë të parë LDK-ja i ka dhënë hapësirë edhe të rinjve edhe pse është ndër partitë më të vjetra në vend. Shikoni listën e LDK-AKR-Alternativa, ku ka shumë të rinj nga shumë drejtime të ndryshme”, tha Jahaj në Debat D të RTV Dukagjini.

Jahaj ka thënë se angazhimi im politik është shumë më i vjetër, por aderimi im në parti politike është para dy muajve.

“Sot qytetarët kërkojnë llogaridhënie dhe jo fjalë. Në Alternativë, çdo degë vendos për vete dhe jo prej qendrës. Shenjat e para për reformim rrënjësor të LDK-së është largimi i Isa Mustafës prej kandidimit për kryeministër si dhe nga lista për deputetë. Sjellja e figurave të reja në parti si Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanajt”, ka thënë më tutje Jahaj.

Gjithashtu ka zbuluar se ka pasur bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje, por që në fund çdo kush i shiko llogaritë partiake dhe jo personale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori