LAJMI I FUNDIT:

Kastrati thotë se rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë, është nxitje lufte

Kastrati thotë se rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë, është nxitje lufte

Eksperti i sigurisë, Kadri Kastrati deklaroi se rrëmbimi i sotëm i tre zyrtarëve policorë është nxitje lufte nga ana e Serbisë.

Sipas tij, institucionet duhet të përdorin të gjitha mjetet diplomatike për të kërkuar kthimin e policëve të rrëmbyer nga Serbia.

Kastrati i tha KosovaPress-it se tre zyrtarët policorë janë marrë në territorin e Kosovës.


“Sipas deklaratës së policisë, ata kanë hyrë brenda dhe i kanë marrë këta tre zyrtarë. Kjo është faktikisht nxitje lufte ose revanshim… Absolutisht është nxitje nga ana e Serbisë, është nxitje lufte. Nuk shoh tjetër gjë. Ata kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe i kanë marrë këta tre zyrtarë”, deklaroi Kastrati.

Më tej, Kastrati shtoi se Kosova duhet të përdorë mjetet diplomatike për të kërkuar që zyrtarët policorë të kthehen në Kosovë.

“Institucionet duhet të bashkëpunojnë me KFOR-in, me Ministritë e Punëve të Jashtme, me kërkuar që ata të kthehen në Kosovë. Ne nuk mund të veprojmë, tash për tash në mënyrë tjetër. Unë nuk shoh zgjidhje tjetër. Por, duhet të bisedohet. Serbia dëshiron luftë, por ne duhet të jemi të vëmendshëm, duhet të jemi gjakftohtë. Dhe duhet të përdorim mjetet diplomatike”, u shpreh Kastrati.

Për rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë reagoi edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas tij, kjo është hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit Millun Millenkoviq-Lune. Po ashtu, në reagimin e tij, Kurti theksoi se Policia e Kosovës është treguar e vetëpërmbajtur javët e fundit.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori