Përderisa pandemia COVID-19 ka përfshirë pothuajse tërë botën, politologu Ardian Kastrati po thotë se propaganda ruse e mobilizuar për të përhapur dezinformata kinse coronavirusin e kanë prodhuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dëmtuar popullatën në glob, është qëllim i Rusisë për ta dëmtuar imazhin e SHBA-së në nivel bote dhe të shkaktojnë panik.
Profesori universitar po ashtu thotë në këtë kohë pandemie po vërehet nga mediat ndërkombëtare, por edhe ato rajonale se në fakt ka shpërthyer një infodemi, siç thekson ai për të shpërfaqë ekosistemin rus të rekrutuar dhe mobilizuar për të përhapur dezinformata lidhur me coronavirusin.
“Në kohën e pandemisë së coronavirusit po vërejmë nga mediat ndërkombëtare, por edhe ato rajonale se në fakt ka shpërthyer një infodemi, dhe kjo që unë po e quaj infodemi na e shpërfaqë tërë ekosistemin rus që është rekrutuar dhe mobilizuar për të përhapur dezinformata lidhur me coronavirusin. Në kontekst të dezinforimimit të përgjithshëm në nivel global që medemek Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë prodhuar këtë lloj virusi për të dëmtuar popullatën në glob dhe kjo gjithmonë me qëllimin e Rusisë që me dëmtua imazhin e SHBA-së në nivel bote dhe njëkohësisht dhe me shkaktuar panik dhe mos besim brenda për brenda SHBA-ve, sepse imagjinoni se si ndihet një qytetar amerikan kur ai dëgjon lajmin se coronavirusi shembull është prodhuar nga laboratorët e SHBA derisa një qytetar ballafaqohet me ankthin e vdekjes derisa është i infektuar nga ky virus. Dhe në fakt kjo vije nga zyra e Putinit pasi që Putini ka qenë pjesë e KGB-së që nga 75’ta deri në 91’tën dhe gjatë kësaj periudhe ka punuar në departamentin më të rëndësishëm që quhej departamenti për dezinformata dhe për qëllim ka pasur t’i dëmtoj demokracitë perëndimore në pamundësi me u ballafaqua ushtarakisht me to. Më pas ka vazhdua ky sistem të punës së tij ku me ardhjen e tij në pushtet pas viti 91’, ka formuar Rusia Today agjencinë ‘Sputnik’ në vitin 2005 përmes të cilave rekruton stafin e vetë që me llogari false nga rrjetet sociale shpërndajnë dezinformata të ndryshme në SHBA në vendet e ndryshme perëndimore dhe qëllimi është polarizimi i shoqërive perëndimore, krijimi i mos besimit mes tyre aty ku ka ndarje potencialisht dhe krijimi i mosbesimit në institucionet e shtetit respektivisht të agjencioneve të tyre”, thotë Kastrati.
Madje ai thotë se Rusia nuk ka shpërndarë dezinformata në SHBA vetëm për coronavirusin, por edhe për efektet e vaksinimit ku ka ngjallur shqetësimin se vaksinimi po shkakton autizëm e sëmundje të tjera.
Politologu Kastrati thotë se shteti rus ka shpërndarë dezinformata se shteti amerikan po prodhon viruset si ai i gripin e shpezëve pastaj Ebola e shumë sëmundje të tjera me qëllim të dëmtimit të popullatës.
“Rusia e ka të pamundur që të rikthehet në rajon ushtarakisht se kemi disa shtete të cilat tashmë janë anëtare të NATO-së dhe e përdorë kaosin politik ose duke shkaktuar dezinformata përmes doktrinës së njëjtë siç e përmenda në raste më herët, ose duke përdorur kaoset politike të shkaktuara vetë brenda Ballkanit dhe Rusia pa investuar vetë i fut ndërskamsat kundër këtyre faktorëve politik për të vazhduar me shkaktua kaos politik. Dhe ku është qëllimi është që të ketë përfitime gjeopolitike në raport sidomos me SHBA-të për të vazhduar me pas ndikimin e vetë në Ballkan. Është aktuale çështja në mes dialogut të Kosovës dhe Serbisë, kjo gjithmonë me faktin se SHBA-të kanë investuar jashtëzakonisht shumë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe ju e dini se që nga 92 SHBA-të kanë një binar strategjik, brenda të cilës objektiv kryesore ndalimi i Rusisë me pas qasje në ujërat e nxehta në Adriatik dhe në këtë trajektore kanë bërë shumë përmes Dejtonit në Bosnje, përmes bombardimit të Serbisë, përmes Rambujesë, përmes pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit në NATO të Malit të Zi”, tha ai.
Sipas profesorit, edhe arritje e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i pengon Rusisë, ngase derisa ka kaos politik nuk ka paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe kështu terreni është i gatshëm për Rusinë për të shkaktuar probleme politike.
“Është e përfshirë në mënyrë indirekte ashtu siç e potencuat edhe ju dimensionet janë të ndryshme duke filluar nga ato diplomatike të shërbimeve sekrete e deri tek ndikimit përmes Kishës Serbe…I pengon arritja e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë sepse në momentin kur potencialisht është arritur kjo marrëveshje atëherë Rusia do të përjashtohej nga Ballkani sepse Serbia do të futej në Unionin Evropian dhe pavarësisht që Rusia do pretendohej se do e kishte kalin e Trojës brenda Ballkanit kjo nuk qëndron sepse kur hynë në Unionin Evropian i nënshtrohesh rregullave strikte të njëjtën kalkulim e ka pasur edhe m Rumaninë dhe Bullgarinë por shiheni sot ato janë komplet nën ombrellën e Brukselit. Në anën tjetër me arritjen e një marrëveshje të tillë Rusia përmes territorit të Serbisë nuk do mund të ndikonte as në veri prej nga i kontrollon dhe bënte trazirat në veri. Mbani mend këtë anëtarin e shërbimit sekret rus i cili nën petkun e diplomatit të UNMIK-ut ndërtonte atje barrikada në vitin e kaluar në veri….I pengon Rusisë se derisa ka kaos politik nuk ka paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë pra terreni është i gatshëm për Rusinë për të shkaktuar këso kaosi politik. Dhe në rast të një arritje të një marrëveshje domeni i saj i ndikimi do të reduktohej jashtëzakonisht shumë dhe vetëm në bashkëpunim me Dodikun e Republika Srbska”, tha ai.
Kastrati po ashtu ka folur edhe për politiken e jashtësme të Kosovës, që sipas tij, vendi ynë e ka të pa mundur të ballafaqohet me luftën egërsive diplomatike që Rusia e po e bënë për të penguar Kosovën si shtet.
“Në aspektin e jashtëm Kosova e ka të pamundur të ballafaqohet me luftën agresive diplomatike që Rusia e bënë në qarqet për të penguar Kosovën për të zhvilluar aktivitetin e saj si shtet. Pra Kosova është e pa imagjinueshme që të ketë sukses në këto sferat e jashtme pa ndihmën e SHBA-ve.. Ku do të mund të pengonte Rusia në aspektin diplomatik natyrisht përmes çnjohjeve që e ka suportuar Daçiqin ku ka ndikim në ato ish shtete të ish Bashkimit Sovjetik, nëpër organizatat rajonale kundër Kosovën edhe përmes Kinës në Interpol, në UNESCO e deri përmes ndikimit përmes Kishës katolike”, tha ai.
Lidhur me ndikimin e Kishës Ortodokse, profesori universitar thotë se Rusia përmes Kishës Ortodokse Serbe mundohet të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan.
Kastrati ka folur edhe për dallimet në mes të diplomacisë ruse dhe asaj të vendeve perëndimore, teksa thotë se duhet të ketë kujdes me ashpërsinë e tyre, pasi që janë shumë të ashpër dhe agresiv kur është çështja e sulmeve të tyre në këto lloj dezinformata, për dallim prej atyre perëndimore që punojnë në standarde dhe koncepte shumë profesionale. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-prokurorja Hajdari: Koha po e rrezikon adresimin e krimeve të luftës, dëshmitarët po vdesin

Platforma “Qytet i sigurt”, Kasami priti në takim ministrin Toshkovski

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk