Garry Kasparov, ish-kampioni botëror në shah dhe kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një interviste dhënë për revistën gjermane Spiegel, ka thënë se “çdo rus që aktualisht jeton në Rusi, është pjesë e makinerisë luftarake të Putinit”, duke shtuar se “të gjithë ata që duan të jenë në anën e duhur të historisë duhet të largohen nga vendi”.
Shahisti rus thotë se i kaloi 20 vite duke luftuar kundër presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.
“Gjithmonë kam thënë se regjimi i tij do të jetë domosdoshmërisht kërcënim fashist jo vetëm për Rusinë dhe fqinjët e saj, por për tërë botën. Do të ishte mirë që sa më shumë njerëz ta kuptojnë këtë paralajmërim më me seriozitet”, shtoi Kasparov.
I pyetur nga Spiegel nëse fakti që jeton jashtë vendit (Kasparov është në ekzil politik nga viti 2013) e vendosë atë në një pozitë të privilegjuar për të bërë kërkesa të tilla ndaj atyre që akoma nuk janë larguar nga Rusia, Kasparov u përgjigj: “Kjo është një luftë. Ose je në njërën anë ose në tjetrën. Çdo qytetar i Rusisë, përfshirë edhe mua, mban përgjegjësi kolektive për këtë luftë, edhe nëse nuk mban përgjegjësi personale”.
“Rusia e sotme është një diktaturë fashiste, e cila derisa ne bisedojmë këtë, po kryen krime kundër njerëzimit. Çdo rus që akoma jeton në Rusi është pjesë e makinerisë luftarake të Putinit, deshën apo jo”, shtoi shahisti rus.
Megjithatë, Kasparov tha se rusët që kërkojnë azil jashtë vendit, fillimisht do të duhej të nënshkruanin deklaratën që përmban tri pika: “Që lufta është kriminale, që regjimi i Putinit është jolegjitim dhe se Ukraina nuk duhet të copëtohet. Me nënshkrimin e kësaj deklarate, çdo rus do t’i nënshtrohej ndjekjes penale në Rusi sipas ligjeve që i ka sjellë Putin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk