LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Do të dorëzojmë kallëzim penal ndaj Teuta Arifit, e ka dëmtuar komunën me mbi 68 milionë denarë

Kasami: Do të dorëzojmë kallëzim penal ndaj Teuta Arifit, e ka dëmtuar komunën me mbi 68 milionë denarë

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në konferencë për shtyp njoftoi se si komunë do të dorëzojnë kallëzim penal ndaj ish-kryetares së kaluar dhe disa personave të tjerë, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të buxhetit të komunës.

Ai në konferencë për shtyp tha se dëmi në një lëndë vlerësohet 3 milionë denarë, ndërsa vlera e kamatës është 65 milionë denarë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Udhëheqësia e kaluar e komunës së Tetovës ka rrënuar dhe shkatërruar gjithçka. Dëmi që ata kanë shkaktuar taksapaguesve tetovar, është i pa falshëm, vetëm në një lëndë ku vlera e ekspropejimit ka qenë 3 milion denar dhe vlera e kamatës për këtë shumë është 65 milion denar, lëndë e cila daton që nga vitet e 80-ta, e cila është riaktivizuar në vitin 2015, për të cilën të gjitha vendimet gjyqësore kanë qenë pozitive dhe ne dyshojmë se udhëheqësia e kaluar qëllimisht nuk e ka ankimuar vendimin për të cilin sot e kësaj dite Komuna e Tetovës paguan kamatë dhe kjo dëmton jo vetëm buxhetin e Komunës, por dëmton edhe qytetarët”.


“Si komunë kemi ngritur padi penale ndaj ish kryetares së Komunës dhe një zyrtare të afërt të saj, ndaj një gjykatësi dhe një avokati nën dyshimin se kanë keqpërdorur autoritetin dhe pozitën zyrtare duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Tetovës, në vlerë prej 68 milion denar për të cilën lëndë ne që nga marrja e mandatit vetëm për kamatë ne kemi paguar mbi 29 milion denar, përafërsisht gjysmë milion euro”.

“Ish drejtuesit nuk kanë reaguar në kohë dhe nuk kanë parashtruar asnjë ankesë apo të bëjnë marrëveshje me palën që të mos dëmtohet buxheti i komunës së Tetovës, me të vetmin qëllim për te përfituar nga pazaret e mundshme që kanë mundur të bëjnë me palën”.

“Ne nuk duam të viktimizohemi, e as tentojmë që të spekulojmë për dështimet dhe shkeljet e shumta ligjore që janë bërë gjatë qeverisjeve të kaluara, por vetëm shpalosim faktet dhe argumentet. Nëpërmjet reagimeve tona, ne mundohemi që qytetarëve t’ua sqarojmë se ku kanë përfunduar paratë e tyre. Qytetarët kanë të drejt të dinë se pse xhirollogaria e Komunës së Tetovës është e bllokuar dhe kjo pengon funksionimin normal të pushtetit lokal”, tha Kasami mes tjerash.

Ai kërkoi nga Prokuroria Publike që ky rast të hetohet dhe të konstatohen të gjitha lëshimet e mundshme që janë bërë, si dhe kërkoi që të dëmshpërblehet komuna për dëmin financiar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Kalo në kategori