Kasami: Prioriteti jonë më i lartë është vetëm rrëzimi i BDI-së (Video)
Të hënën, pra më 10 nëntor në emër të Lëvizjes BESA dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare i bëmë një ftesë publike kryetarit të LRPDSH- dhe atij të Unitetit. Megjithatë, siç e shihni, asnjëri nga ata nuk e pa të udhës t’i përgjigjet kësaj ftese, kështu tha sot Bilall Kasami në një komunikatë të lëshuar për Telegrafi Maqedoni.
‘Ne nuk duam as ta gjykojmë vendimin e tyre e as ta kualifikojmë qëndrimin e askujt, por e kemi patjetër të konstatojmë se në këtë mënyrë ne u kemi dalë hakut këtyre dy subjekteve dhe nuk ndjejmë më asnjë përgjegjësi politike, por edhe morale, që t’u ofrojmë më shumë bashkëpunim. Pra jemi këtu të kumtojmë se tani e tutje nuk do të merremi me bashkimin e egove dhe të ambicieve personale të liderëve partiakë, por me bashkimin e popullit rreth idealit të së ardhmes shqiptare. Andaj edhe në të ardhmen do ta bëjmë atë që e kemi bërë në të kaluarën: nuk do merremi me partitë opozitare, as me liderët e tyre, por do të merremi vetëm me artikulimin e zërit të shqiptarisë në Maqedoni.
Derisa u jepet përgjigje organizatave joqeveritare dhe individëve, që bëjnë thirrje për bashkëpunim, ndërsa injorohen subjektet politike dhe, në anën tjetër, ruhet aleanca me atë që betejë të vetmen e ka që mos të ndodhë bashkëpunimi i partive opozitare shqiptare, për neve gjithçka është e qartë dhe nuk kemi nevojë për kurrfarë argumenti tjetër.
Prej nesër ne konsiderojmë se opozitë e bashkuar për ne është Rilindja Demokratike Kombëtare dhe Lëvizja BESA, ndërsa u bëjmë thirrje edhe organizatave të tjera civile, intelektualëve dhe personaliteteve të tjera shqiptare, që ta mbështesin këtë koalicion dhe të ndihmojnë në rrënimin e këtij pushteti antishqiptar dhe fashizoid OBRM-PDUKM-BDI.
Me këtë rast deklarojmë se koalicioni është i hapur edhe për prurjet e reja, madje edhe nëse ndonjëra nga këto parti e ndërron mendjen, mund të vijë, por ne nuk do të ndalemi më të merremi me këtë temë. Nga dita e nesërme prioriteti jonë më i lartë është vetëm rrëzimi i BDI-së dhe asgjë tjetër. Prandaj, deklarojmë se ne nuk do të merremi as me sulmet, as me etiketimet, e as me shpifjet e mundshme, që mund të vijnë nga cilado palë, sepse për neve kundërshtar dhe armik i shqiptarëve është vetëm BDI-ja’, thonë nga Lëvizja Besa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë