Pajtim Kasami është rikthyer në klubin grek Olympiacos pas huazimit në Angli.

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia ishte i huazuar tek Nottingham Forest por pa arritur të tregojë cilësitë e tij.


Kësisoj ai tani është vënë nën urdhrat e trajnerit shqiptar Besnik Hasi i cili ka marrë drejtimin e gjigantit grek.

171845756 84ac2857 c52b 4a32 8049 4f775153c1f2

Tani ai mund të largohet pasi klubi nga kryeqyteti italian, Lazio po e kërkon me ngulm atë.

25-vjeçari edhe më parë ishte pjesë e Lazios, sa ishte në sektorin e futbollistëve të rinj.

Mediat italiane kanë raportuar se Lazio është e gatshme të ofrojë rreth dy milionë euro për transferimin e Kasamit. /Telegrafi/

telegrafi sport app