As kartoni i kuq, e as penaltia nuk ndihmojnë që United të fitojë (Video)
Manchester United ka barazuar në mënyrë të pabesueshmë ndaj Bournemouthit me rezultat 1-1, ku më meritori ishte pa dyshim portieri mysafir, Artur Boruc.
Ndeshja nga minuta e parë u dominua totalisht nga Djajtë e Kuq, të cilët gjetën edhe golin pas 23 minutash lojë me anë të Rojos pas sistimit të Valencias.
Tash, u mendua që Djajtë do të kenë rrugën e hapur për demolim, por kështu nuk mengoi Artur Boruc, portieri mysafir.
Me një seri pritjesh, ai bëri që ekipi i tij të merr vetbesim dhe të nxjerrë një penalti në minutën e 40-të, kur Phil Jones ndërhyri ashpër në zonë.
Joshua King u tregua i sakt nga pika e bardhë për 1-1 (40’).
Surman në minutën e fundit të pjesës së parë mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të sjelljes jo sportive duke lënë mysafirët nga Bournemouth me një lojtar më pak në terren.
U mendua që tash Untied do të fitojë më lehtë, por kështu sërish nuk mendoi Artur Boruc, i cili vazhdoi me pritjet e tij spektakolare, teksa Djajtë e Kuq po realizonin afro 20 goditje në drejtim të portës kundërshtare, me dominim të lartë në posedim.
Në minutën e 71-të ishte Adam Smith ai që preku topin me dorë në zonë, ku ia dhuroi një penalti vendasve.
Natyrisht, Ibrahimovic mori përgjegjësinë, por Artur Boruc u përkujdes që të kundërshtonte mendimet e sigurat të të gjithëve, se Ibra do të shënojë, duke ndalë penaltinë dhe duke konfirmuar formën e tij të lartë në këtë takim.
Deri në fund Djajtë e Kuq bënë të pamundurën për të triumfuar, por nuk e gjetën rrugën e golit, për të arritur një tjetër barazim të idhët në shtëpi.
Me këtë barazim, Manchester United nuk shfrytëzon mundësinë për t’u pozicionuar në vendin e katërt dhe për t’u afruar në vetëm një një pikë me Manchester Cityn që ka vendin e tretë. /Telegrafi/
https://youtu.be/eHtaENhE7Z0
https://youtu.be/cqe3D7SXxOg
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar