Nga: Aurel Plasari
më 15 qershor, portalet e botës së lirë dhe demokratike – me gjasë me përjashtim të portaleve të Shqipërisë – i uronin datëlindjen një dokumenti themelor të historisë së qytetërimit: të njohurës si Magna Charta Libertatum e cila mbushte 806 vjet.
Karta e Madhe e Lirive është dokumenti i shkruar me dorë mbi të cilin, më 15 qershor të vitit 1215, mbreti i Anglisë John pranoi, më në fund, të vinte vulën e vet të miratimit.
Mbahet si i pari dokument që njohu të drejta dhe liri mbi të cilat janë themeluar demokracitë e sotme, duke qenë në zanafillën e një numri idesh thelbësore që e ngritën më këmbë dhe e zhvilluan Anglinë:
– qeverisje me ligj (sundimi i ligjit);
– lidhje midis taksës dhe përfaqësimit në Parlament (pa taksim – pa përfaqësim);
– garantim i lirive për të gjithë njerëzit (për shembull që të mos burgosen pa një proces të rregullt gjyqësor);
– përpjesshmëri (proporcionalitet) i ndëshkimit në raport me krimin e kryer;
– e drejtë e rezistencës legjitime për të kufizuar absolutizmin e pushtetit.
– etj.
Politikani anglez Sir Edward Coke (1552-1634), më i madhi jurist i epokave elizabetiane dhe xhejkobeane, i njohur edhe si përgatitës i Rezolutave që çuan më vonë në Aktin e rëndësishëm juridik “Habeas Corpus” (1679), deklaroi gjysmë me humor: “Magna Charta is such a fellow, that he will have no sovereign”. Vetëm në anglisht mund të formulohej kaq bukur.
Dokumenti origjinal, i hartuar në latinishte sintetike mesjetare, ruhet ende në gjendje të mirë në vetëm katër kopje ndër një numër të tillësh që qenë prodhuar: dy në Bibliotekën Britanike të Londrës, një në kështjellën Lincoln dhe një në katedralen e Salisburyt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!
Suljotët dhe fjalori i boçarëve!?

GJUHA SHQYPE
Detektivi i njohur i Agatha Christie: Pse belgu Hercule Poirot kishte nënshtetësi angleze?

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1919, 1929, 1939… 2019!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi