Karim Benzema i pandalshëm, shënon dy herë në pjesën e dytë ndaj Barcelonës

Real Madridi e ka nisur edhe pjesën e dytë me të njëjtin ritëm sikurse e mbylli të parën.
Karim Benzema shënoi në fundin e pjesës së parë për t’i dhënë epërsinë mbretërve.
Por me të filluar pjesa e dytë ishte sërish Benzema që shënoi për 2-0 me një goditje të bukur brenda zonës.
https://twitter.com/Foot_M_/status/1643711164474355714
Në minutën e 58-të, Real Madridi fitoi penallti dhe ishte sërish Benzema që shënoi për 3-0.
Het-trik i Karim Benzemas në ndeshjen derbi ndaj Barcelonës, duke bërë një hap të madh drejt finales së madhe. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































