Kur vini karficat në kokë shpesh herë ato rrëshqasin dhe flokët lëshohen? Epo mirë të na bëhet! Sepse edhe ne bashkë me ju i kemi përdorur gjithmonë gabim.

Intuita të bën të mendosh se pjesa e rrafshët qëndron poshtë dhe ajo e valëzuar lart, por e keni gabim!


Pjesa e valëzuar është projektuar qëllimisht për të ofruar një kapje më të mirë sesa ajo e rrafshët e cila nëse vendoset poshtë, rrëshqet më shpejt.

Karficat janë shumë të nevojshme kur vjen puna tek mbajtja dhe ruajtja e modelit të flokëve sa më mirë pavarësisht kushteve natyrore apo kohëzgjatjes së stilimit.

Këshillë: Për më shumë qëndrueshmëri, spërkatini ato me shampon të thatë.