Ekipi i Kosovës në karate do të marrë pjesë në ‘Karate 1 Premier Ligën’, e cila prej nesër (e premte) deri më 2 maj do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Kosova përfaqësohet me karateistët Herolind Nishevci (+84 kg), Elhami Shabani (-75 kg), Fortesa Orana (+68 kg), Adelina Rama (-61 kg) dhe Albulena Gërvalla (-55 kg), ndërsa ekipi udhëhiqet nga trajneri Isak Curri.


Gara është e vlefshme për pikë olimpike ‘Tokio 2020’ – thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Ndarjen e drejtësisë në ‘Lisbonë 2021’ do ta bëjë edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar, Ardian Muhadri.

Komiteti Olimpik i Kosovës do të mbulojë shpenzimet për bursistët olimpikë, Nishevci, Shabani e Orana, bazuar në vendimin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut për heqjen e shpenzimeve të një gare ndërkombëtare të vlefshme për pikë olimpike për sportistët elitarë.

telegrafi sport app