LAJMI I FUNDIT:

Karakachanov: Mediat bullgare s’duhet të përkthejnë deklaratat e njerëzve nga Maqedonia e Veriut, është gjuhë bullgare

Karakachanov: Mediat bullgare s’duhet të përkthejnë deklaratat e njerëzve nga Maqedonia e Veriut, është gjuhë bullgare

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov u rekomandon mediave që të mos përkthejnë tekstet nga gjuha maqedonase në gjuhën bullgare.

Partia e tij nga Këshilli i Mediave Elektronike kërkon që mediat bullgare të ndalojnë që t’i përkthejnë deklaratat e politikanëve nga Maqedonia e Veriut në gjuhën bullgare. “Intervistat e ‘njerëzve nga Maqedonia e Veriut’ nuk duhet të përkthehen në gjuhën bullgare”, shkruan media bullgare ’24 çasa’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shkenca bullgare e definon të ashtuquajturën ‘gjuhë maqedonase’ si formë rajonale e gjuhës bullgare. Ky është qëndrimi i Institutit të Gjuhës Bullgare pranë Akademisë së Shkencave”, thuhet në letrën e Karakaçanov.


Ndryshe, Bullgaria përdor veton në Bashkimin Evropian dhe pengon që Maqedonia e Veriut t’i fillojë bisedimet me BE-në nëse nuk zgjidhen kontestet dypalëshe, zbatimi i Marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe ndalimi i gjuhës së urrejtjes në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori