110 nga gjithsej 120 deputetët e Parlamentit të Maqedonisë përdorin Facebook-un, tregon hulumtimi më i fundit i anketës në periudhën 29.03.2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Krahasuar me vitin 2009, kur për herë të parë është bërë kërkim i ngjashme, përqindja e deputetëve që përdorin rrjetin social Facebook është rritur për 60 përqind, gjegjësisht është rritur nga 35 në 110 deputetë.
Më shumë se 60 deputetë çdohherë në ditë ose disa herë në javë publikojnë përmbajtje në profilin e tyre në Facebook apo në faqen e tyre, kurse të tjerët e bëjnë atë herë pas here, ose vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Vetëm 12 deputetë kanë faqe të verifikuara, me çka kanë konfirmuar se ajo faqe është pjesë e personit autentik.
‘Është e qartë se deputetët e kanë parë të arsyeshme nevojën për praninë e tyre në rrjetet sociale. Tani është e rëndësishme që të përqëndrohen në cilësinë e pranisë, ose komunikimin e tyre të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje nga ana e deputetit’, thotë Bojan Kordalov, specialist në mediat e reja, i cili është edhe autor i këtij hulumtimi.
Si pjesë e rekomandimeve deri te legjislaturët dhe deputetët propozohet Parlamenti i Maqedonisë në faqen e saj, në pjesën e dedikuar për secilin deputet të shtojë një kontakt nga profili Facebook/i faqes së tyre, por edhe rrjeteve tjera sociale. Në këtë mënyrë, vlerëson Kordalov, qytetarët mund të kontaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë secilin deputet, të japin iniciativa, të propozojnë një akt ligjor, të bëjnë pyetje dhe të marrin një përgjigje si dhe për të krijuar komunikim të dyanshëm.
Për më tepër, rekomandohet që deputetët në mënyrë të qartë t’i bëjnë të ditur profilet e tyre zyrtare, faqet dhe kanalet e rrjeteve sociale, dhe çdo deputet të ketë ekipin e tij të veçantë që do të kujdeset për përditësimin e përmbajtjeve në rrjetet sociale, përfshirjen e qytetarëve përmes rrjeteve sociale në punën e Parlamentit të Maqedonisë, si dhe duke u kujdesur për shpejtësinë dhe cilësinë e përgjigjeve, komenteve dhe sugjerimeve, rekomandon Kordalov. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze