Në procesin e regjistrimit të popullsisë janë regjistruar mbi 600 mijë qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës. Megjithatë, regjistrimi për këtë pjesë është i hapur deri me 31 gusht.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, derisa thekson rëndësinë e këtij procesi për qytetarët me nënshtetësi kosovare, paralajmëron penalizime ligjore për ata që nuk regjistrohen.
Thirrje në këtë drejtim për diasporën kanë bërë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, të cilët kanë kërkuar nga gjithë qytetarët e diasporës të shfrytëzojnë këtë të drejtë.
Ndërsa, Kastrati përmendi se rreth 1.2 milionë kosovarë jetojnë jashtë vendit, duke shtuar se regjistrimi synon të krijojë një bazë të dhënash të saktë për ta.
“Të dhënat aktuale që i kemi rreth 600 mijë persona që jetojnë jashtë Kosovës, janë regjistruar në dy data baza, sepse ka qenë mënyra përmes të afërmeve, ekonomi familjare, dhe sistemit online. Regjistrimi i diasporës do të zgjasë deri me 31 gusht, dhe regjistrimi i diasporës është obligim ligjor për qytetarët që kanë nënshtetësi të Kosovës, përndryshe edhe ata penalizohen në bazë të ligjit nëse nuk regjistrohen. Është një e mirë edhe për ata, me ditë shteti i Kosovës që jetojnë diku, jetojnë e punojnë, dhe është krejtësisht online.
Po flasim për diasporën e re nga vitet e 70-ta, por jo edhe diasporën që ka shkuar përpara në Turqi apo Amerikë, apo vende tjera, sepse është shumë e madhe ajo, dhe nuk kanë një obligim qytetarë apo ligjor, ata që kanë shkuar që 4-5 gjenerata, obligim qytetar mund të kenë, por obligim ligjor ndoshta jo…Pa këtë pjesë vlerësojmë se si statistikë është rreth 1.2 milion që janë jashtë Kosovës, që njihen si diasporë…Rreth 600 mijë qytetarë janë regjistruar në dy aplikacionet…por, nuk e kemi një numër të saktë të diasporës”, thotë Kastrati.
Ndërsa, ka ende qytetarë që nuk janë regjistruar në procesin e regjistrimit të popullsisë të cilët jetojnë në diasporë. Disa prej tyre kanë thënë për KosovaPress se nuk janë të interesuar shumë për këtë proces.
Bashkatdhetari, i quajtur Adi i cili jeton në Gjermani, thotë se ndonëse kjo temë është në diskutim ende me familje, nuk kanë marrë vendosur ende që të regjistrohen.
“Nuk jam interesuar shumë për këto gjëra. Më herët e patëm këtë temë me prindin, por ende nuk e kemi marrë vendimin si të ja bëjmë dhe çka të bëjmë. Ende nuk e dimë saktë si t’ia bëjmë”, thotë ai.
Edhe qytetari tjetër i cili jeton jashtë vendit, Besart Gashi thotë se ende nuk është regjistruar, derisa shton se nuk ka qenë i informuar për mundësinë që të regjistrohet online.
“Nuk jam regjistruar…Jo se kam ditë (për mundësinë të regjistrohem në platformën online)”, thotë Gashi.
Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti derisa ka renditur disa arsyeje që të njëjtit duhet të regjistrohen në këtë proces, ka bërë thirrje edhe ndërmarrësve që të investojnë në Kosovë, pasi siç thotë ai, “Kosova po zhvillohet dhe po përparon, dhe kjo mund të rritet edhe më tej”.
“Regjistrimi online i mërgatës po vazhdon, është i hapur deri në fund të muajit gusht. Ju bëjë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tonë të dashur që patjetër të regjistrohen ata të cilët tashmë nuk e kanë bërë këtë gjë. Tash kemi rritje ekonomike dhe stabilitet institucional, progres shoqëror me qeverisje të mirë, sundim të ligjit e shtrirje të sovranitetit, lëvizje të lirë e pa viza për shumë vende. Këto janë arsyeje jo vetëm për të qëndruar në Kosovë, por edhe për t’u kthyer në atdhe. Andaj, ju bëjë thirrje të vazhdoni të regjistroheni, ejani përsëri për pushime verore në Kosovë, ejani edhe për pushime jashtë stinës së verës, ejani dhe për punë, e kthehuni në vendlindjen tuaj në Kosovën tuaj të dashur. Juve që jeni ndërmarrës ju themi investoni që të fitoni, sepse Kosova po zhvillohet e po përparon, bashkëatdhetarët janë pjesë e këtij suksesi dhe bashkë mund të rrisim edhe më tej”, thotë Kurti.
Në regjistrimin e fundit të mbajtur këtë vit, Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim në nëntor të vitit të kaluar, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte qëllim provokimi
Siljanovska-Davkova: Propozimi i Kostadinovit është i pahijshëm, qëllimi nuk është i sinqertë
Kërçova dhe Manastiri sot me ajër shumë të ndotur
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?