Në barkun e pitonit burmez janë gjetur mbetjet e shujtës së fundit, e sipas thundrave të gjetura duket se bëhet fjalë për një dre.

Gjarprin prej 5.5 metra dhe ato 100 kilogramë, e kanë zënë në dhjetor të vitit të kaluar në Everglade, dhe prej asaj kohe e deri në prill është mbajtur në frigorifer, transmeton Telegrafi.


2 78

Tani kanë publikuar fotografitë dhe video si dhe detajet për gjarprin më të madh, me të cilin luftuan për 20 minuta derisa arritën ta kapin.

3 66

“Largimi i pitonit femër nga jugu i Floridës është i rëndësishëm, pasi duhet pasur kujdes për mbrojtjen e ekosistemit në Everglade”, tha Jan Bartoshek, biolog.

Pitoni burmez është pitoni më i gjatë dhe një prej gjarpërinjve më të mëdhenj në botë, me një mesatare prej 5.5 metra.

Më i gjati deri më tani është gjetur në Illinois në vitin 2005, kur edhe ishte konstatuar se peshon 183 kilogramë dhe është 8.2 metra i gjatë. /Telegrafi/