LAJMI I FUNDIT:

Kapet me mbi 40 kilogramë heroinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë  

Kapet me mbi 40 kilogramë heroinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë  

Policia e shtetit bën të ditur se ka arrestuar një person, A.P, 31 vjeç në Tiranë, në automjetin e së cilit janë sekuestruar 41 kilogramë substanca narkotike, që dyshohet të jetë heroinë.

Në njoftimin e Piolicisë thuhet se edhe bashkëpunëtori i tij, R.G është në kërkim.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se një sasi e madhe lënde narkotike heroinë po  transportohej me një automjet tip ‘Benz’, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Fusha e kuqe’.


Si rezultat i këtij megaoperacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P, 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth”, thuhet në njoftim.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.

Nga specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori