LAJMI I FUNDIT:

Kapen barna pa doganë në pikëkalimin kufitar Vërmicë dhe Dheu i Bardhë

Kapen barna pa doganë në pikëkalimin kufitar Vërmicë dhe Dheu i Bardhë

Oficerët doganor kanë kapur sasi të barnave në dy raste të ndara. Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës janë kapur sasi e konsiderueshme e e impianteve dentare.

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë identifikuar një automjet të dyshimtë me targa të Shqipërisë. Pas ndaljes dhe selektimit për kontroll detal oficerët doganor kanë gjetur në pjesën e ulëseve te pasme, mallrat si në vijim: Impiante dentare “Duravit Evolution” , Impiante dentare “Duravit 3 P”, Kocka dentare “Novocor plus”.

Sasia totale ishte mbi 100 copë. Personi përgjegjës nga Republika e Shqipërisë është proceduar për kundërvajtje doganore.


Derisa në Dheun e Bardhë oficerët doganor gjatë kontrollës së automjeteve në hyrje kanë ndaluar një person me tabela të republikës së Serbisë, pas pyetjes së oficereve doganor se nëse ka për të deklaruar pala është përgjigjur negativisht.

Oficerët doganor gjatë kontrollës në bagazh kanë vërejtur se ndarja ne mes karrigeve dhe bagazhit nuk është e formës standarde por e modifikuar, në ato momente vozitësi ka ikur duke rrezikuar oficerët doganor. Së bashku me oficerët e policisë është arritur të identifikohet personi ku pas ndaljes janë gjetur edhe barnat e fshehura në afërsi të një pompe benzine. Rasti është proceduar në prokurori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori