Kaosi me transportin publik dhe mbeturinat në Shkup, Këshilli i qytetit nesër debaton mbi këto problematika
Këshilli i Qytetit të Shkupit nesër do të vendos për fatin e banorëve të kryeqytetit të cilët tanimë një kohë të gjatë po përballen me kaos të transportit publik dhe mbeturinat që kanë mbuluar Shkupin. E përderisa pritet zgjidhje e situatës, presin edhe qytetarët për autobusë, ndërsa sot edhe me orare të reduktuar shkaku i festës.
“Pritje sa të duash, çdo ditë. Katër orë prita pardje, nga ora 8:00. Nëse ke fat ndonjëherë do të gjesh ndërsa nëse nuk ke fat do të presësh. Domethënë autobus pritet me fat. Po, thënë në mënyrë komunistë me fat, dhe kështu vazhdon përralla”, tha një qytetar.
Ndërsa në tregimin e pritjes së autobusëve se kush ka fat, përveç këtij çifti takuam edhe shumë qytetarë tjerë duke pritur fatin që të gjejnë një vend në autobusët e NQP-së.
“Rëndë është, një orë duhet pritur që të vije autobusi, dhe nëse vjen e nëse jo atëherë dy orë do presësh. Të rrallë janë, 61-shi i rrallë është”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Jo të pritët por pritet jashtë normales, sidomos për moshën tonë kjo s’është normale. Nëntëmbëdhjetën e pres saktë 40 minuta dhe vetëm një është, një shkon lartë dhe tjetra kthehet poshtë, kjo nuk është normalë”, theksoi një qytetar.
“E vështirë të pritet në këtë të nxehtë por kur nuk ka e kemi patjetër, edhe nëse nuk dëshiron do të presësh. Por edhe varet ku dhe kur, 57 shkuan dy njëra pas tjetrës ndërsa këto që janë në çdo orë për lagjet jashtë qytetit do të duhet të presim, por në këtë nxehtë nuk ka jo”, deklaroi një qytetare.
Për rikthimin efikas të qarkullimit publik në kryeqytet do të duhet rinovimi dhe kthimi në rrugë i të paktën 30 autobusëve urban, ndërsa për pastrimin e Shkupit nga mbeturinat, të paktën 120 punëtorë sezonal në higjienën komunale. Këto dy propozime ishin pjesë e planit të ashtuquajtur për dalje nga kriza i cili pritet të votohet nesër nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Disa ditë më parë këshilltaret e qytetit të Shkupit, edhe të LSDM-së por edhe të OBRM-PDUKM-së thanë se do ta votojnë planin për dalje nga kriza.
Ndërkohë edhe kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së që të votojnë planin e propozuar nga kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, për dalje nga kriza. Nëse ndodhë që të kemi ngërç përsëri dhe plani të mos kalojë në këshill, atëherë kaosi i vërtetë do të filloje më dy shtator kur edhe fillon viti i ri shkollor. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Ne e marrim fuqinë nga populli, ndërsa VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë
Bedri Hamza: Mbështetje 80% të pagës për 6 muaj për ata që humbin vendin e punës
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos