Site icon Telegrafi

Kaos në aeroportin e Dagestanit – qindra njerëz po presin pasagjerët e një fluturimi nga Tel Avivi, në përpjekje për të sulmuar hebrenjtë

Qindra njerëz në Republikën Ruse të Dagestanit kanë vërshuar një aeroport në qytetin Makhachkala në përpjekje për të sulmuar hebrenjtë, që pritet të vijnë nga një fluturim i Tel Avivit, Izrael, raporton Jerusalem Post.

Në rrjetet sociale tashmë po qarkullojnë video të shumta lidhur me këtë, transmeton Telegrafi.

Njëra prej tyre tregonte se si qindra njerëz po vraponin me shpejtësi brenda aeroportit të qytetit, derisa brohorisnin frazën “Allahu Akbar”.

Një video tjetër tregonte momentin kur protestuesit po prisnin jashtë për të pritur aterimin e aeroplanit që po vinte nga Tel Avivi.

Njësia speciale thuhet se ka mbërritur në vendngjarje pas këtij kaosi./Telegrafi/

Exit mobile version