Reperi amerikan, Kanye West mund të humbasë statusin e tij të miliarderit pasi u largua nga Adidas pas reagimeve të shumta për fyerjet e tij antisemite.
Marrëveshja vjetore e reperëve prej 220 milionë dollarësh (221 milionë euro) me markën sportive gjermane, e cila kap vlerën e 1.5 miliardë dollarëve në total, është ndërprerë pas sjelljes së tij të diskutueshme.
Sipas Forbes, West, 45 vjeç, do të humbasë statusin e tij të miliarderit pasi ndërpreu lidhjet me gjigantin e veshjeve sportive – dhe aktualisht ka një vlerë prej 2 miliardë dollarësh.
Pasuria e babait të katër fëmijëve mund të bjerë nën 1 miliard dollarë pas përfundimit të marrëveshjes me markën, e cila vjen pasi disa marrëveshje të tjera fitimprurëse kanë ndërprerë bashkëpunimin me të.
Adidas njoftoi se do të përfundonin partneritetin e tyre në një deklaratë, pasi prodhuesi i veshjeve sportive kohë më parë kishte vënë nën shqyrtim marrëveshjen me Ye.
Ata pretendojnë se kanë bërë përpjekje të përsëritura në fillim të këtij muaji ‘për ta zgjidhur privatisht situatën’.
Kjo vjen disa ditë pasi Kanye pohoi në një ‘podcast’ se gjiganti ‘nuk mund ta largoj atë’, pavarësisht se tha ‘gjëra antisemite’.
Çmimi i aksioneve të Adidas ra më shumë se 50 për qind gjatë gjashtë muajve të fundit dhe pritet të bjerë edhe më tej pas njoftimit, shkruan DailyMail.
West ka pasur disa partneritete të ndërprera me marka të njohura si pasojë e një sërë shpërthimesh antisemite.
Llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram u kufizuan, platformat e mediave sociale thanë se hoqën postimet e tij që përdoruesit në internet i dënuan si antisemite.
Në një deklaratë Adidas tha: “Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes.
“Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë”, thanë ata.
Kompania gjithashtu pretendoi se ndërprerja e lidhjeve me reperin ka të ngjarë të ketë një ‘ndikim negativ deri në 250 milionë euro në të ardhurat neto të kompanisë në 2022’.
Partneriteti filloi në vitin 2013, pasi ai la një bashkëpunim me Nike dhe pritej të ishte një produksion dhjetëvjeçar.Para se të ndërprisnin bashkëpunimin me markën, Kanye kishte filluar publikisht të acaronte raportet me drejtuesit e Adidas, duke i akuzuar ata për ‘vjedhje’ e ideve të tij.
West zotëron markën Yeezy, por Adidas i paguan atij një tarifë vjetore për të shitur produktet.
Adidas, themeluesi i së cilës Adi Dassler i përkiste Partisë Naziste, e gjeti veten nën presion në rritje për të hequr dorë nga Kanye pas disa komenteve antisemite.
Ekspertët kanë pohuar gjithashtu se tregu i rishitjes për ‘Yeezy’-s do të shpërthejë sepse ato nuk do të prodhohen më në sasi masive.
Vendimi i Adidas për të ndërprerë partneritetin me Kanye është goditja më e fundit për reperin, i cili ka parë që marrëdhëniet e shumta të punës të prishen në dritën e polemikave të fundit.
Gap dhe Kanye i dhanë fund partneritetit të tyre në shtator. Shtëpia evropiane e modës Balenciaga gjithashtu ka ndërprerë lidhjet me Ye.
Yeezy gjeneron rreth 1.5 miliardë euro (1.47 miliardë dollarë) në shitje vjetore për Adidas, që përbëjnë pak më shumë se 7 për qind të të ardhurave totale të kompanisë, sipas vlerësimeve nga Telsey Advisory Group. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t’u bërë pjesë e garës

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit