Ai tregoi se ende nuk e ka lënë pas ish-in e tij Kim Kardashian, teksa foli për mungesën e 'Mbretëreshës' në një postim të çuditshëm në Instagram të dielën.

Megjithatë, vëmendja e reperit Kanye West u përqendrua te një ish tjetër të nesërmen, teksa ai u përplas me ish-të dashurën e tij Irina Shayk, 36 vjeçe, në shfaqjen e Javës së Modës në Londër të markës “Burberry” në Bermondsey.


Reperi 45-vjeç, tërhoqi vëmendjen gjatë paraqitjes së tij ku u shfaq i veshur në të zeza, shkruan DailyMail.

kan1

Që prej lidhjes së tij të shkurtër me Irinan, Kanye ka shijuar një romancë me Chaney Jones, 24 vjeçe, dhe më pas ka qenë i lidhur me supermodelen Candice Swanepoel, 33.

Teksa u ribashkua me bukuroshen ruse Irina në pistën e “Burberry”-t, reperi bëri një buzëqeshje ndërsa e përshëndeti me një përqafim të ngrohtë.

kan2

Kanye mori vëmendjen me zgjedhjen e tij të pazakontë të këpucëve, jo vetëm me sandalet e tij të zbukuruara me diamante që bien në sy, por edhe sepse ai zgjodhi të vishte çorape të zeza.

kan3

Irina në anën tjetër thuhet se është drejt rikthimit në krahët e aktorit Bradley Cooper, 47 - të cilët kanë një vajzë pesëvjeçare – dhe po mendojnë për mundësinë për të pasur më shumë fëmijë.

Edhe pse ata u ndanë në vitin 2019, ata kanë mbetur bashkë-prindër shumë miqësorë që atëherë dhe thuhet se së fundmi kanë marrë vajzën e tyre të vogël Lea De Seine për pushime së bashku.

kan4

Tani një burim i brendshëm i Page Six ka pohuar: "Ishte një largim i vërtetë familjar dhe ata po mendojnë të ribashkohen", duke pohuar se Irina "do të dëshironte që vajza e saj të kishte një vëlla apo motër" dhe Page Six raporton se Bradley është i përshtatshëm për këtë ide. /Telegrafi/

kan5

kan6

kan7

kan8

kan9

kan10

kan11

kan12

kan13