LAJMI I FUNDIT:

Kante nuk e ka të sigurt të ardhmen te Chelsea, Tuchel thotë se po i marrin parasysh moshën dhe lëndimet e tij

Kante nuk e ka të sigurt të ardhmen te Chelsea, Tuchel thotë se po i marrin parasysh moshën dhe lëndimet e tij

N’Golo Kante mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe e ardhmja e tij në Stamford Bridges ende nuk është e sigurt.

Ka qenë trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel që ka folur për të ardhmen e francezit, duke thënë se klubi po bën vlerësimet e duhura.


31-vjeçari është pjesë e Chelseat që nga viti 2016 kur iu bashkua nga Leicester City për shumën e 35 milionë eurove.

“Duhet të marrim në konsideratë gjithçka. Nga një anë është potenciali i tij, influenca e tij dhe kualiteti që ka. Nga ana tjetër është mosha e tij, paga dhe dëmtimet që ka sigurisht”.

“Nga kjo pikënisje do të bëjmë një analizë dhe do të kërkojmë të gjejmë një zgjidhje, u shpreh Tuchel kur u pyet për rinovimin e kontratës me Kanten.

Reprezentuesi francez është një idhull i tifozëve londinezë, por klubi ka një rregull për lojtarët mbi 30 vjeç u ofron kontrata vetëm një vjeçare.

Gjithsesi për Kanten ka interesim nga klubet më të mëdha evropiane dhe nëse francezi mbetet i lirë, atëherë gara për të do të jetë e ashpër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Revolucioni i Guardiolas te Man City: Tre yjet që i do në Etihad për sezonin e ri

Revolucioni i Guardiolas te Man City: Tre yjet që i do në Etihad për sezonin e ri

Premier League
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve

"Figo 2.0?", Lamine Yamal pyetet nëse do të transferohej te Real Madridi

La Liga
Krahasimet me Lamine Yamal, vjen reagimi i parë nga Neymar

Krahasimet me Lamine Yamal, vjen reagimi i parë nga Neymar

La Liga
Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori