LAJMI I FUNDIT:

Kante: Giroud do të shënojë shumë gola te Chelsea

Kante: Giroud do të shënojë shumë gola te Chelsea

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, ka thënë se transferimi i ri, Olivier Giroud, do të shënoj shumë skuadra për skuadrën nga Stamford Bridge.

Sulmuesi francez kompletoi transferimin e tij tek Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar për një shifër që mendohet të jetë rreth 18 milionë euro.

Por, ish-sulmuesi i Arsenalit pritet të bëjë debutimin e tij kundër Watfordit të hënën në mbrëmje pasi në ndeshjen ndaj Bournemouthin nuk u inkuadrua fare.


Transferimi i Giroudit është lavdëruar nga bashkëkombësi i tij, Kante, i cili është motor i skuadrës nga Stamford Bridge.

“E njoh Olivier Giroud nga ekipi kombëtar francez”, ka thënë fillimisht Kante për mediat angleze.

Kante dhe Giroud njihen mirë nga Kombëtarja e Francës

“Ne të gjithë e dimë se çfarë bëri në Arsenal. Ai është një sulmues i mirë i cili mund të shënojë shumë gola”.

“Emersonin nuk e njoh mirë, por nga ajo që kam dëgjuar, ai është një lojtar i mirë”.

“Ne shpresojmë se ata mund të sjellin diçka në ekip dhe të na ndihmojnë të arrijmë diçka këtë sezon dhe në të ardhmen”, përfundoi francezi. /Telegrafi/