Kanosi dy persona me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Pejë

Policia ka arrestuar një person në fshatin Raushiq të Pejës, pasi i njëjti kishte kanosur me armë zjarri dy persona.
Rasti ka ndodhur më datën 9 maj rreth orës 18:00.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një pagese kishte kanosur me armë zjarri dy viktimat meshkuj kosovarë", thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa në cilësi të provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe gjashtë fishekë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/05/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































