Harry Kane e kompletoi kalimin te Bayern Munich në fundjavën që shkoi - ndërsa tani është i angazhuar për të përqafuar kulturën dhe për të mësuar gjuhën gjermane.

Sulmuesi nuk humbi kohë dhe bëri debutimin e tij pas lëvizjes, por që shijoj humbje nga RB Leipzig në finalen e Superkupës së Gjermanisë me rezultat 3-0.


Deri tani, Kane ka qenë i jashtëzakonshëm në Angli, por Gjermania do të thotë një sfidë më e vështirë për të.

Në një intervistë për talkSPORT, ai tha: "Sigurisht, do të përpiqem dhe do të mësoj gjermanishten. Dua të përpiqem të përqafoj kulturën dhe vendin".

Kur u pyet nëse dinte ndonjë fjalë gjermanisht, Kane u përgjigj: "Vetëm një fjalë - Servus (përshëndetje). Unë dua të kem të paktën një ose dy mësime çdo javë. Do të jetë e vështirë, por është diçka që unë jam i gatshëm ta provoj".

Kane shtoi gjithashtu se Thomas Muller ndan të njëjtin interes për golfin dhe duket i gatshëm ta marrë atë në fushë: "Ai më ka kërkuar tashmë një lojë golfi. Është një nga liderët më të mëdhenj në këtë ekip. Jam i emocionuar të luaj me të, mendoj se do ta plotësojmë mirë njëri-tjetrin”. /Telegrafi/

telegrafi sport app