Emili Rousaud do të sjellë Erling Haaland në Camp Nou nëse ai zgjidhet si presidenti i ri i Barcelonës , me zgjedhjet në klub që do të zhvillohen në 24 janar.

Të mërkurën, Rousaud njoftoi se do të emërojë Josep Maria Minguella si krahun e tij të djathtë.


Si pjesë të këtij njoftimi, Rousaud tha se Minguella kishte arritur një para-marrëveshje me agjentin e Haaland, Mino Raiola.

EkiXqD1XIAk6pKS Emili Rousaud, kandidat për president te Barcelona

"Ai ishte në gjendje të sillte [Diego] Maradonan, [Hristo] Stoichkovin, Romarion, [Lionel] Messin dhe Ansu Fatin", ka thënë Rousaud për Minguella .

"Ai ka qenë gjithmonë aty. Ai ishte protagonist në shumë nga kapitujt e rëndësishëm në historinë e klubit”.

"Edhe pse Minguella nuk e përmendi Haalandin me emër, ai foli për një synim transferimi.

haaland 5 Haaland pëlqehet nga kandidati i Barcelonës për president

"Ai është një lojtar që ka kontratë [më një klub tjetër] dhe ne duhet të jemi diskret".

"Ajo që ne nuk do të bëjmë është të filtrojmë lajmet. Kjo është shumë e mirë për gazetat dhe shumë e keqe për klubin. Sa herë që lejoni që të futet emri i një lojtari, për shembull, ai shton një milion tjetër [në çmimin e tyre]. Liria e veprimit është thelbësore", ka thënë Minguella.

minguella Minguella me Maradonën dhe Stoichkovin

Minguella ishte njeriu që solli Messin te Barcelona në radhë të parë dhe ai beson se argjentinasi është ende i kënaqur në Camp Nou.

"Që në momentin e parë, nuk mendova se ai do të largohej”.

"Tani, unë e di me siguri. Leo është i lumtur te Barcelona, ​​por ai dëshiron të fitojë”, ka nënvizuar ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app