Kanceri i mushkërive, shkaktari më i madh i vdekjeve nga kanceri në SHBA

Kanceri i mushkërive është shkaktari më i madh i vdekjeve nga kanceri te dy gjinitë, por kjo nuk ka ndodhur gjithmonë.
Para përdorimit të cigareve të ndryshme, në veçanti atyre mekanike, kanceri i mushkërive ka qenë i rrallë, transmeton Telegrafi.
Sot, duhanpirja i shkakton 9 nga 10 vdekje të kancerit të mushkërive, ndërsa ajri i ndotur dhe faktorët tjerë luajnë rol të vogël.
Ilaçet e reja ofrojnë shpresë për personat e diagnostikuar, por ende nuk ka ndonjë ‘ilaç magjik’ që e shëron këtë sëmundje menjëherë.
Kur duhanpirja është shkaktar
Cigaret janë të mbushura me kimikale të cilat e shkaktojnë kancerin. Ato gjithashtu e “ç’armatosin” sistemin natyral të mbrojtjes së mushkërive. Rrugët e frymëmarrjes janë të mbushura me qime të holla të quajtura cilia. Ato shërbejnë për t’i mbrojtur mushkëritë, për t’i larguar toksina, bakteret dhe viruset. Tymi i duhanit i ndalon ciliat ta kryejnë punën e tyre, dhe kjo shpie në formimin e kancerit.
Simptomat
Kanceri i mushkërive fillon në fshehtësi. Zakonisht nuk ka simptoma ose shenja paralajmëruese në fazat e hershme. Posa të keqësohet, këto janë disa nga simptomat të cilat mund t’i vëreni:
– Kolli i cili nuk largohet
– Dhimbje në gjok
– Probleme me frymëmarrje
– Lodhje
A mund të kontrolloheni më herët për ta parandaluar këtë sëmundje?
Një lloj i skanimit, i quajtur CT-ja spirale, mund ta vërejë herët kancerin te disa njerëz, por nuk është e qartë nëse mund ta zbulojë mjaftueshëm herët sa për të shpëtuar mjaft jetë njerëzish. Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së u rekomandon konsumuesve të rregullt të duhanit të moshave 55-80 vjet që çdo vit ta bëjnë një skanim CT. E njëjta vlen edhe për ata të cilët kanë pirë shumë duhan, por kanë hequr dorë nga duhani.
Dy llojet kryesore të kancerit të mushkërive
Kanceri i mushkërive me qeliza të vogla është më agresiv, që do të thotë mund të shpërndahet më shpejt në pjesë tjera të trupit gjatë fazave të hershme. Ky lloj është i lidhur ngushtë me pirjen e duhanit dhe është i rrallë tek ata që nuk konsumojnë duhan.
Në anën tjetër, kanceri i mushkërive pa qeliza të vogla rritet më ngadalë dhe është më i zakonshëm. Në fakt, ky lloj është përgjegjës për 85% të rasteve të diagnostikimit me kancer.
Lënia e duhanit ndihmon
Diagnostikimi me kancer të mushkërive mund të jetë tronditje e vërtetë për individin dhe të afërmit.
Nëse jeni konsumues i duhanit, ose keni qenë, nuk është vonë të bëni ndryshime të shëndetshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës