LAJMI I FUNDIT:

Kancelari gjerman, Scholz pas takimit me Putinin: Urgjentisht duhet të kemi një de-përshkallëzimin të situatës në kufirin me Ukrainën

Kancelari gjerman, Scholz pas takimit me Putinin: Urgjentisht duhet të kemi një de-përshkallëzimin të situatës në kufirin me Ukrainën

Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu shqetësim për atë që ai e quajti “shenja të krizës kërcënuese në Evropë”, gjatë një konference për shtyp në Kremlin me presidentin rus, Vladimir Putin.

Scholz tha se të dy diskutuan rreth mbledhjes së trupave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën.

“Nuk mund të theksoj më shumë se sa të shqetësuar jemi”, tha Scholz, raporton cnn.


“Është urgjente të kemi një de-përshkallëzimin në mënyrë që të mos kemi një luftë në Evropë”, tha gjermani, duke shtuar se “opsionet diplomatike janë ende atje”.

Scholz tha se Putin dhe ai ranë dakord se formati i Normandisë ishte i rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit ukrainas. “Unë nuk do të thoja se shans është e humbur”, tha ai.

“Është detyra jonë e mallkuar të parandalojmë një luftë në Evropë”, tha Scholz duke shtuar se “Për ne gjermanët, por edhe për të gjithë evropianët, është e rëndësishme që siguria e qëndrueshme nuk mund të arrihet kundër Rusisë, por vetëm me Rusinë”.

“Besoj se jemi në situatën që të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për të bërë të mundur një zgjidhje paqësore. Ajo që është e rëndësishme për mua është që bisedimet të zhvillohen në këtë grup kontakti trepalësh, pra në Minsk”, tha Scholz gjatë konferencës për shtyp.

Putin vazhdon me propagandën: Ukraina po kryen gjenocid në Donbasi
Lexo po ashtu Putin vazhdon me propagandën: Ukraina po kryen gjenocid në Donbasi

Ndërkohë, Putin ka deklaruar se nuk dëshiron luftë, por akuzoi për gjenocid ukrainasit në rajonin e Donbasit, megjithëse nuk dha asnjë provë.

Ndryshe, Rusia ka dislokuar mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori