LAJMI I FUNDIT:

Kancelari austriak kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë

Kancelari austriak kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz kërkon hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Kush kërkon të mënjanojë konfliktet në fqinjësinë tonë në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojë për stabilizimin, ai duhet t’u ofrojë një perspektivë të besueshme evropiane vendeve në rajon”, ka thënë politikani austriak për gazetën gjermane Welt am Sonntag.

Austria mbështet Serbinë dhe Malin e Zi që kanë bërë përparime në pjekurinë për anëtarësim.


“Edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të fillojmë të hapim negociatat”, tha Kurz.

Samiti i qershorit do të vendosë, nëse do të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në Gjermani, sidomos në partinë konservatore, CDU dhe CSU, por edhe në disa vende të BE-së ka ende rezerva për këtë hap. Por Komisioni Evropian e mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. /DW /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Shëndetësi
Kalo në kategori