Kampioni italian i xhudos do të përfaqësojë Shqipërinë në botërorin e Japonisë

Marco Maddaloni, shtatë herë kampion i Italisë në disiplinën sportive të xhudos, dy herë fitues i vendit të tretë në Kupën e Botës e dy herë kampion europian, do të veshë fanellën kuq e zi e do të garoj për Shqipërinë në kampionatin botëror të xhudos që do të zhvillohet në shtator 2019 në Japoni.
Ky lajm është bërë publik nga vetë kampioni i cili një natë më parë u shpall dhe fitues i spektaklit televiziv reality “Ishulli i të famshmëve”.
Për rreth 2 muaj, 20 personazhe VIP të botës së artit, sportit e televizonit italian jetuan si të mbijetuar në një ishull të Hondurasit. E ndër 4 VIP-at që mbërritën deri në finale, me 61% të votës së publikut u shpall fiutes xhudisti Marco Maddaloni.
Në intervistën e parë të dhënë menjëherë pas spektaklit për median italiane “Il Corrriere”, Marco Maddaloni rrëfen se po përgatitet për të marrë pjesë në kampionatin botëror të xhudos që do të zhvillohet në shtator në Tokio të Japonisë e ku do të garoj për Shqipërinë, transmeton oranews.
Federata Italiane e Xhudos nuk e ka futur në listën e 4 atletëve italianë të seleksionuar për këë kampionat. Dhe pse Federata e ka motivuar si një zgjedhje teknike, Marco Maddaloni rrëfen se “për një intervistë jo komode të tij Federata e ka lënë jashtë garës.”
“Por sot jam 34 vjeç, thotë ai, e dua të fitoj dinjitetin tim sportiv që prej 3 vitesh është vënë nën këmbë, prandaj kam vendosur të garoj me Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Japonisë.”
“Unë isha ndër 10 më të mirët në botë, po kualifikohesha për Rio e për një intervistë komode më bllokuan kualifikimin e kjo nuk i lejohet askujt. Tërheqja e një sportisti duhet të vijë në tapetin e garës e jo për fjalë. Nuk mu dha mundësia të vdes në fushën e betejës e unë dua të vdes me kimono veshur”, tha ai.
Marco Maddaloni shprehet qartë se me fanellën kuq e zi do të jetë gara e fundit sportive në nivel internacional për të, por është i kënaqur që Shqipëria ia dha këtë mundësi të garojë e të largohet nga sporti me buzëqeshje në fytyrë.
“E di, thotë ai, se jam 34 vjeç dhe me 5 ndërhyrje në këmbë. Por Shqipëria më dha mundësinë për të fituar të drejtën time për t’u tërhequr nga sporti dhe e bëj me kënaqësi.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Për fat të mirë, shumica e klubeve të Serisë A janë në pronësi të huaj” – Marotta i lumtur që futbolli italian është në duar të investitorëve jashtë Italisë

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Meriton Korenica në super formë në Rumani – A do ta thërrasë Franco Foda për ndeshjet me Islandën?

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri