Aksidentet e shpeshta në vendin tonë, ndodhin si pasojë e moskujdesit të shoferëve, e sidomos të atyre që vozisin mjete të rënda.

Shumica nga këta shoferë gjatë transportimit të mjeteve të rënda, nuk i zbatojnë rregullat e komunikacionit.


Shpeshherë kemi hasur në kamion të cilët kanë pasur ngarkesë më të rëndë se që është e lejuar dhe të njëjtën nuk e kanë pasur të shënuar me simbolin sinjalizues.

Një gjë e tillë është vërejtur edhe sot në rrugën Klinë-Gjakovë, ku një kamion i cili sipas lexuesve të Telegrafit që kanë dërguar fotografi ishte me tabela nga Shkupi, nuk e kishte të mbuluar sasinë e asfaltit të cilën ishte duke e transportuar.

Kështu ky shofer ka rrezikuar edhe shoferët e tjerë të cilët kanë lëvizur mbrapa tij. /Telegrafi/

119096001 726874701503577 1080551068283437343 n

119107459 644496379534135 7368774810119209607 n