LAJMI I FUNDIT:

Kamioni me 39 kufoma, del sot para gjykatës shoferi 25-vjeçar

Kamioni me 39 kufoma, del sot para gjykatës shoferi 25-vjeçar

Shoferi që akuzohet për vdekjen e 39 personave të gjetur në një kamion në Essex do dalë para gjykatës.

Maurice Robinson nga Craigavon, Irlanda Veriore do paraqitet përmes një video në Gjykatën e Magjistraturës në Chelmsford.

Trupat u gjetën në një kamion në orët e para të së mërkurës, në një pronë industriale në Grays.


Testet e ADN-së po kryhen në Vietnam për të ndihmuar në identifikimin e të vdekurve.

Ndaj 25-vjeçarit rëndojnë 39 akuza për vrasje, komplot për trafikimin e njerëzve, komplot për të ndihmuar imigracionin e paligjshëm dhe pastrimin e parave.

Tre persona të tjerë të arrestuar në lidhje me vdekjet janë liruar me kusht, tha Policia e Essex të dielën.

Detektivët po punojnë për identifikimin e viktimave.

Policia tha fillimisht se viktimat ishin me shtetësi kineze, por një numër familjesh vietnameze frikësohen se të dashurit e tyre janë mes të vdekurve.

Disa prej viktimave raportohet se kanë paguar mijëra funte për të garantuar kalimin e tyre të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu po hetohen fakti se kamioni mund të ishte pjesë e një kolonë prej tre mjetesh që transportonin rreth 100 persona. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori