LAJMI I FUNDIT:

Kamberi: Për shqiptarët e Luginës është e dëshirueshme autonomia politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën

Kamberi: Për shqiptarët e Luginës është e dëshirueshme autonomia politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se me marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, do të ketë përmirësim të pozitës së shqiptarëve në Serbi.

“Me marrëveshjen përfundimtare do të duhej të kërkohej reciprocitet edhe për komunitetin shqiptar në serbi, pasi për momentin të drejtat e shqiptarëve në Serbi janë të rrezikuara”, tha Kamberi në “Debat Plus”.

Kamberi thotë se për momentin Serbia nuk jep asnjë garanci për respektimin e të drejtave të shqiptarëve.


“Për shqiptarët e Luginës së Preshevës është e dëshirueshme autonomia politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Megjithatë për momentin nuk është se varet diçka nga dëshirat tona”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë thotë se serbët në Kosovë kanë më shumë të drejta se standardet evropiane.

“Kosova e ka problem pasi nuk mund të ndryshohet Kushtetuta pa miratimin e serbëve. Serbët sigurisht se nuk do të pajtohen për ndryshimet kushtetuese nëse iu ulen privilegjet”, tha Kamberi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori