Neymar e di se ka njerëz që mendojnë se ai mund të jetë një ‘përbindësh’.
Ylli brazilian thotë shumë në dokumentarin e ri të Netflix, në të cilin e përshkruan rrjedhën e jetës së tij.
Por, ylli i Paris Saint-Germain i ka thënë regjisorit David Charles Rodrigues se shpreson që kamerat dhe seriali do të lejojnë gjithashtu botën të shohë personin e vërtetë që është.

“Duhet të filloni me përbindëshin…Neymar është një përbindësh, blah blah, çfarëdo qoftë…të gjithë që më kritikojnë, pastaj më njohin”, thotë ai në hyrje.
“Neymar: The Perfect Chaos”, seria me tri pjesë na mundëson një vështrim brenda jetës dhe kohërave të një lojtari që gjithmonë dukej se polarizonte opinionin.
Ka qenë një tipar që e ka ndjekur tashmë 29-vjeçarin nga Sao Paulo gjatë gjithë karrierës së tij.
Kush është Neymar? A është ai një nga lojtarët më të mirë në botë, një njeri familjar, një personazh i famshëm, një futbollist me 200 milionë ndjekës, një djalë i vogël që nuk ka pasur kurrë shansin të rritet, apo një markë globale me vlerë qindra milionë dollarëshe?
Realiteti sigurisht është se ai është me të gjitha këto gjëra.

Në një intervistë të publikuar nga Netflix, Neymar Sr thotë se ata menduan se “ishte koha e duhur që ne të hapnim shtëpinë tonë dhe të tregonim pak nga jeta e Neymar Jr dhe menaxhimin e karrierës dhe imazhit të tij”.
Ai shton: “Kemi disa kohë që marrim ftesa për të bërë një projekt të tillë, por këtë herë gjetëm partnerë të mirë, të aftë për ta treguar këtë histori në mënyrë të paanshme, duke treguar realitetin”.
Vërtetë, ka copa emocionesh që herë pas here i heqin kapakun asaj që qëndron pas imazhit të ndërtuar me kujdes, dhe ka diçka bindëse në serialin që të bën të duash ta shikosh, jo më pak për intervistat me njerëz si Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe David Beckham, të cilët duket se njohin një version tjetër të Neymar.

Seriali është titulluar “The Perfect Chaos”, pasi pasqyron historinë dramatike pas brazilianit.
“Është quajtur kështu sepse jeta ime ka qenë gjithmonë e tillë”, shpjegoi Neymar. “Që kur isha gjashtë muajsh u aksidentova me prindërit e mi dhe atëherë filloi kaosi”.
“Pastaj, pasi u bëra futbollist. Sigurisht që kam pasur momente shumë të lumtura, por kam pasur ende shumë kaos në jetën time”.

Neymar nuk i ka fshehur kurrë vështirësitë e tij me vëmendjen që ka pasur, si në Brazil ashtu edhe në Evropë.
“Neymar: The Perfect Chaos” do të publikohet në Netflix më 25 janar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë