Site icon Telegrafi

Kalon për gjykim çështja e inceneratorit të Elbasanit, të pandehur ish-ministri i Mjedisit dhe ish-deputeti i PS-së

Çështja e impiantit të plehrave të Elbasanit, i njohur si inceneratori, ka kaluar për gjykim.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Porkurorisë së Posaçme (SPAK) për kalimin për gjykim të dosjes së Inceneratorit të Elbasanit.

Në seancën paraprake të zhvilluar të martë që shkoi, prokurorët e SPAK kërkuan kalimin në gjykim të çështjes, ku janë të pandehur edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako.

Përmes avokatëve të tyre, Koka dhe Bllako kanë kundërshtuar akuzat e ngritura nga SPAK dhe kanë kërkuar pushimin e tyre.

Kujtojmë se Koka u arrestua fillimisht i akuzuar për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit, ku dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro. Gjithashtu, SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në inceneratorin e Elbasanit. /Telegrafi/

Exit mobile version