LAJMI I FUNDIT:

Kalon leximi i pari i ndryshimeve të Ligjit për falje

Kalon leximi i pari i ndryshimeve të Ligjit për falje

Për këtë propozim u votua dy herë sepse gjatë votimit të parë nuk kishte kuorum, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshimi i Ligjit për falje ishte pikë e parë në rend të ditës së seancës së sotme parlamentare. Siç tha koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski i cili është njëri nga dy propozuesit, ky është një ligj të cilin që moti e kanë paralajmëruar me BDI dhe me të cilin do të plotësohet zbrazëtira ekzistuese ligjore.

Për këtë propozim u votua dy herë sepse gjatë votimit të parë në sallën plenare të Kuvendit nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve. Gjatë votimit të dytë u siguruar numri i nevojshëm i deputetëve dhe me 66 vota „për“, ndryshimet ligjore e kaluan filtrin e parë të Kuvendit.


Ndryshimet sillen me procedurë të shkurtuar, procedurë në të cilën nuk marrin pjesë deputetët e koalicionit të LSDM./Telegrafi/