Në podcastin e radhës në “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit, ishte një mysafir tejet special – Arb Manaj.

Ylli i Dritës ka rrëfyer për shumë gjëra interesante, mes tyre edhe si i kaloi provat te Dinamo Zagrebi, por që më pas i ndodhi ajo që nuk e kishte imagjinuar.


“Isha në klasë të 10-të nëse nuk gaboj, 16-vjeçar edhe më thotë mami se të ka ardhë një ftesë në shtëpi”, rrëfen Manaj në “Arena e Yjeve”.

“Mami ishte në dijeni sepse e flet kroatishten shumë mirë edhe ishte në dijeni sepse e kishte thirrur në telefon Xhemal Mustedanagiç”.

“Ishte një ftesë direkt nga presidenti i Dinamos...”, vazhdon rrëfimin e tij ylli kosovar.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app