I burgosuri nga Teksasi që është dënuar me vdekje, që prapa grilave qëndroi për 30 vite, e akoma shpreson se do të lirohet pasi që i është “shmangur” pesë ekzekutimeve – përfshirë një kur është kursyer nga injeksioni vdekjeprurës vetëm 20 minuta para se të fillonte procedurat e injektimit.
Henk Skinner, i dënuar me vdekje në vitin 1995 për vrasjen e tre personave në natën e ndërrimit të moteve, planifikon të luftojë për heqjen e dënimit me vdekje dhe “lirimin” e tij, transmeton Telegrafi.
“Jam optimist se nuk do të përfundojë këtu tërë jetën. Nuk është dashur të jem këtu”, tha Skinner.
Ai ishte shpallur fajtor nën akuzën se ka rrahur për vdekje vajzën 41-vjeçe, Twill Busby dhe për vdekje kishte therur dy djemtë e saj, Randy Busby (20-vjeç) dhe Alvin Kayler (22) gjatë vitit 1993.
Deri më tani i ka shpëtuar në total pesë ekzekutimeve. Madje ka ngrënë shujtën e fundit: mish pule, hamburger me djathë dhe proshutë, patate të skuqura, sallatë si dhe një pije freskuese, shkruan ABC News.
Tentimi i fundit për ekzekutim ishte në vitin 2011. Më shumë se një dekadë më vonë, i dënuar me vdekje, akoma shpreson që akuzat ndaj tij do të bien.
Gjyqtarët kanë shtyrë vendimin për ekzekutim, pasi kanë trajtuar me kujdes ankesat e Skinnerit, i cili kërkon t’ju bëhet testi i ADN-së provave që janë gjetur në vendin ku janë kryer krimet – që në fakt kurrë nuk u është bërë.
I mbyllur në Livingstone, qytet rreth 80 milje në veri të Houston, Skinner gjithmonë pretendonte se është i pafajshëm.
U martua në vitin 2008 me aktivisten franceze që lufton kundër dënimeve me vdekje, që gjithashtu është e bindur se ai është viktimë i një padrejtësie.
“Nëse lirohet, do të gjejmë një shtëpi diku në pyll ku të dy do të mund të kalojmë kohën së bashku”, tha gruaja e tij Sandrin Agorge-Skinner.
Sa i përket viteve që i kanë mbetur, Skinner thotë se do të “dëshironte që çdo minutë ta kalojë me gruan e tij”.
Gjithashtu synon një projekt: “Heqjen e dënimit me vdekje në mbarë botën”.
“Mendoj që kur do t’i njihnim njerëzit si janë në të vërtetë, nuk do të votonim për dënim me vdekje. Gjithmonë kam besuar në këtë”, shtoi ai.
Gjatë gjykimit, Skinner ka mohuar kategorikisht se ka qenë në shtëpinë kur kanë vdekur treshja, por ka theksuar se ka humbur vetëdijen nga kombinimi i drogës dhe alkoolit.
Në shtëpinë afër asaj ku ishte kryer, Skinner është gjetur nga policia me rroba të gjakosura, por ai këmbëngulë që testi i ADN-së do ta dëshmonte pafajësinë e tij.
Ky baba i tre fëmijëve që së fundmi mbushi 60-vjet, për tre vite është duke pritur vendimin e gjykatës më të lartë penale në shtet.
Gjykata e Apelit në Teksas do të bëjë vlerësim nëse beson se juria që e dënoi atë, do të ketë ndonjë zgjedhje tjetër apo nëse do të ketë qasje në testet e ADN-së që tani janë të disponueshme.
Teksasi aktualisht ka 197 të burgosur të dënuar me vdekje. Gjatë viteve 2020-2021 janë ekzekutuar gjashtë, por 11 prej tyre janë hequr nga lista, pasi lëndët e tyre janë kthyer në rishqyrtim.
Disa prej tyre janë akoma prapa grilave. Një prej tyre është Raymond Rails, të cilit dënimi me vdekje i është ndryshuar në burgim të përjetshëm për shkak të problemeve mendore që i ka.
Të tjerët janë liruar; Cesar Fijero, është rikthyer në Meksikë pas 40 viteve pritje për ekzekutimin e dënimit me vdekje.
E nëse gjykata pajtohet me Skinnerin, ai do të mbetet në burg, por do të mund të ankohet në tentim që ta dëshmojë pafajësinë e tij.
Në mars të vitit 2010, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e kurseu vetëm 23 minuta para se të injektohej me injeksionin vdekjeprurës – përkatësisht pas shujtës që ishte dashur të jetë e fundit për të.
Ishte avokati i tij që ia kumtoi lajmin e mirë.
🇺🇸 Condamné à la peine capitale, Hank Skinner clame depuis 27 ans son innocence depuis le couloir de la mort du Texas.
En attendant une décision de la Cour d’appel texane, il se dit résolument "optimiste" #AFP pic.twitter.com/3GITioZiyy
— Agence France-Presse (@afpfr) June 13, 2022
“Lëshova telefonin dhe rrëshqita me kokë në mur. Nuk e kuptova, por më rridhnin lotët në të dy sytë. Jam ndjerë sikur dikush ka hequr 1.000 kilogramë nga gjoksi im. Jam ndjerë aq lehtë, sa që mendova se do të çmendem”, shtoi ai.
Të shohësh të burgosurit e tjerë duke vdekur, sipas Skinerit është më rëndë sesa kur dikë e mbyllin ne qeli nga 22 apo 23 orë në ditë, pa televizorë apo ndonjë kontakt fizik me të tjerët – përveç gardianëve që ia heqin dhe vendosin sërish prangat.
Në total 127 të burgosur janë mbytur në vitin 2010 në Teksas, shtet ky që ka numrin më të lartë të ekzekutimeve pas shqiptimit të dënimit me vdekje.
Jeta në qendrën e paraburgimit do të thotë për Skinnerin se janë mbushur me telashe nga mëngjesi deri në mbrëmje.
“Këtu keni njerëz me probleme mendore. Godasin me kokë murin, godasin dyert, bërtasin gjatë tërë ditës”, tha ndër tjera ky burrë nga Teksasi.
Të tjerët zhvillojnë biseda me persona fiktiv. Ka edhe prej atyre që bëjnë dialog të vërtetë, por me shumë zhurmë.
“Vazhdimisht është një kakofoni, por mësoheni të shkyçeni”, tha për fund Skinner. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker