LAJMI I FUNDIT:

Kallas për dialogun Kosovë-Serbi: Nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve

Kallas për dialogun Kosovë-Serbi: Nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas gjatë vizitës së saj në Shqipëri tha se nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kaja Kallas këto komente i bëri gjatë konferencës për medie së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Mendoj që ajo që është e rëndësishme është që në lidhjen me Kosovën dhe Serbinë nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënies në mes këtyre dy vendeve. Dhe sigurisht që unë më pas do të shkoj në Bosnje dhe Hercegonvinë sot pas dite dhe do të takohem me të gjitha palët atje në mënyrë që të qetësohet situata në Bosnje dhe Hercegovinë“, tha ajo, transmeton KosovaPress.


Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, Kallas u shpreh se Bashkimi Evropian mbështet rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Ajo që dëshiroj të them, është që nuk ka ndonjë qark të shkurtër për të arritur me anëtarësimin në BE me reformat. Ju keni mbështetjen tonë të plotë sa i përket çeljes së grup-kapitujve të tjerë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Unë me kënaqësi kam parë dhe nënshkrimin 90 milionë euro me Bankën Europiane për rindërtimin e hekurudhën që do të lidhë portin e Durrësit me Rrogozhinën, pjesë e korridorit të tetë”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Raporti i ri i QKSS analizon se si doktrina e sigurisë së Serbisë e sheh Kosovën

Raporti i ri i QKSS analizon se si doktrina e sigurisë së Serbisë e sheh Kosovën

Siguri
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Lajme
Autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër, detaje nga atentati me katër të plagosur në Tiranë

Autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër, detaje nga atentati me katër të plagosur në Tiranë

Lajme
Si funksionon botoksi dhe a ka efekte anësore – dermatologia Krasniqi: Mos të aplikohet nga moshat e reja

Si funksionon botoksi dhe a ka efekte anësore – dermatologia Krasniqi: Mos të aplikohet nga moshat e reja

Shëndetësi
Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Lajme
Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Lajme
Kalo në kategori