Site icon Telegrafi

Kalimi i Joao Felixit te Atletico Madrid po kthehet në një makth për portugezin: 659 minuta pa gola dhe asistim

Atletico Madridit i kishin zili e gjithë bota e futbollit gjatë verës, kur arriti të nënshkruajë me Joao Felixin nga Benfica.

Sulmuesi portugez i kushtoi skuadrës së Diego Simeone diku mbi 120 milionë euro, por çmimi i madh u pa si një investim i mençur – veçanërisht pasi ata shitën Antoine Griezmann te Barcelona.

Fillimisht, Felix dukej si zëvendësimi ideal për francezin, por gjërat nuk janë duke shkuar mirë për 20-vjeçarin së fundmi.

Lëndimet janë të shumta dhe si shumë lojtarë që mendojnë sulmin, Felix po përpiqet të përshtatet me filozofinë unike të Simeones.

Procesi i adaptimit ka shkuar aq keq sa që sulmuesi i ri nuk ka kontribuar të shënoj gol ose të jap një asistim tash e 659 minuta me Atleticon.

Ai ka shënuar vetëm dy gola në 12 paraqitjet në La Liga.

Simeone gjithmonë e ka mbrojtur duke thënë se ka nevojë që të adaptohet dhe ka marr shembuj si Savicin dhe Koke, kur kishin nënshkruar me Atleticon, që kishin vështirësi.

Situata që po zhvillohet është e ngjashme me atë të Ousmane Dembele në Barcelonë.

Ndeshjet e Superkupës së Spanjës, mund të bëjnë që lojtari të zhbllokohet dhe ta kthej shkëlqimin që e kishte te Benfica, ku ditë më parë tha se atje ishte i lumtur. /Telegrafi/

Exit mobile version